Pejë: Një qytetar e gjen kuletën me 335 euro, e dorëzon në polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar të dielën ka dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë, përcjell "Kosova Sot Online".
Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale si: 335 euro, 20 dollar amerikan, kartela bankare dhe dokumente personale.
Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).
(Kosova Sot Online)