Pësoi infarkt sapo hyri në det, vdes 73-vjeçari në Durrës
Një 73-vjeçar ka ndërruar jetë sot në plazhin e Durrësit, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia njofton se i moshuari ka pësuar infarkt, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.
(Kosova Sot Online)