Haxhiu po intervistohet nga Prokuroria Speciale pas deklaratës se Serbia ka gisht në arratisjen e disa të burgosurve në Kosovë

  • E /
  • 22 July 2024 - 16:52
Haxhiu po intervistohet nga Prokuroria Speciale pas deklaratës se Serbia ka gisht në arratisjen e disa të burgosurve në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po intervistohet nga Prokuroria Speciale pasi deklaroi se grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë gisht në arratisjen e disa të burgosurve në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi tha Haxhiu po intervistohet për ta sqaruar deklaratën e saj për takime dhe diskutime të mundshme me prokurorë e gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe për një postim të fundit në Facebook lidhur me arratisjet nga burgjet.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, tha Kozmaq.

(Kosova Sot Online)