Vrasja e Faton Hajrizit – avokati Koci pret të niset për në Beograd: Unë e kam një mision, me kthy trupin te familja
Tri ditë pasi u raportua se Faton Hajrizi u vra nga policia serbe, avokati Arianit Koci, tha se pret që të shkojë në Beograd si avokat i familjes për të kuptuar më shumë për rastin, përcjell "Kosova Sot Online".
“Njëherë kanë thënë që e kanë vra Faton Hajrizin e mandej Ivica Daçiq doli me një qëndrim tjetër, tha se nuk është identifiku personi”, tha Koci.
Ai tha se pa pagesë e përfaqëson familjen Hajrizi për ta marrë kufomën e Fatonit, nëse ai është vrarë.
Koci tha se do të shkoj me shpenzimet e veta, duke thënë se e ka një mision që ta kthej trupin të familja.
“Unë familjes nuk iu marr pare. I kam thënë edhe ambasadorit Jetishi që familjes në këtë situatë nuk i marr pare, me shpenzime të mia shkoj edhe e përfaqësoj familjen. Unë i thash Jetishit që duhet me thënë që avokati i familjës po bën presion. Unë e kam një mision, me kthy trupin te familja”, tha avokati.
(Kosova Sot Online)