Gara të ilegale të shpejtësisë në Kosovë, dy prej automjeteve me targa zvicerane gjobiten me 400 euro

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 18:37
Gara të ilegale të shpejtësisë në Kosovë, dy prej automjeteve me targa zvicerane gjobiten me 400 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me nga 400 euro tre shoferë të cilët kanë bërë gara ilegale të shpejtësisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, përcjell "Kosova Sot Online".

Shoferët në fjalë janë gjobitur me 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.

“Njësia për kontroll të autostradave në kuadër të planit ‘Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada’ ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e veturave, dy prej tyre kanë qenë me targa zvicerane.

Bugatti Chiron dhe McLaren, të publikuara nga Policia e Kosovës, kishin targa të Bernës dhe Aargaut.

(Kosova Sot Online)