Mihali: Çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë

  • E.k /
  • 22 July 2024 - 21:51
Mihali: Çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shkruar se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vet e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami, përcjell "Kosova Sot Online".

Këtë deklaratë Mijali e dha pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë të iu largohen vizat për në zonën schangen.

“Çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin respektivisht Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë.  Njëjtë dhe sot për çështjen e vendimit final lidhur me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaportë të Serbisë nga  Këshilli i Bashkimit Evropian. Çfarë ka të bëjë Qeveria e Kosovës me këtë çështje?  Përpos që e ka kundërshtuar dhe adresuar siç duhet dhe atje ku duhet”, ka shkruar Mihali 

(Kosova Sot Online)