![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/23/200x200_turshi1721722219.webp)
Lexoni edhe:
Turshitë reduktojnë stresin dhe përmirësojnë gjumin
Një person ka njoftuar se stalla e tij është përfshirë nga zjarri, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në orës 02:20, në Zubin Potok.
Turshitë reduktojnë stresin dhe përmirësojnë gjuminLexoni edhe:
Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit në stallë kishte disa krerë derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se stalla e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas ankuesit në stallë kishte disa krerë derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe zjarrfikësit, eksperti i zjarrit dhe zyrtarë nga AVUK-u. “Nuk raportohet për të dyshuar apo të arrestuar”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online )