Lexoni edhe:
Daçiq: Një person nga Sllovenia organizoi transportin e Faton Hajrizit përmes Serbisë, ende s’e dimë për kë bëhet fjalë
Oda e Veterinerëve e Kosovës është pranuar në Shoqatën Botërore të Veterinarisë (World Veterinary Association), transmeton "Kosova Sot Online ". Sipas një njoftimi të këtyre të fundit theksohet se, ndihen të lumtur të informojnë OVK-në se, Këshilli i WVA miratoi anëtarësimin themelues të Odës Veterinare të Kosovës.“Urime dhe mirëseardhje në familjen WVA! Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë me ju”, thuhet në njoftimin e tyre. E këtë anëtarësim e ka mirëpritur i pari i OVK-së, Arsim Ademi.
“Anëtarësimi i OVK-së në këtë organizatë të rëndësishme, përkon me vizionin e OVK-së për promovimin dhe zhvillimin e mjekësisë veterinare në vend. Andaj jemi të lumtur që OVK-ja po i bashkohet një organizate që i bashkon nën një ombrellë odat apo shoqatat veterinare të shumicës së shteteve të botës”, tha Ademi.
OVK-ja kërkesën për anëtarësim e parashtroi përmes nënkryetarit, Hasan Limani dhe administratorit Mentor Barani, teksa mbahej Asambleja e Përgjithshme e FVE-së, në Maltë.
Vizioni
Shoqata Botërore e Veterinarisë njihet dhe respektohet si zëri i besuar dhe me ndikim i mjekësisë veterinare globale.
Misioni
Të sigurojë udhëheqje globale për profesionin veterinar dhe të promovojë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik, përmes avokimit, edukimit dhe partneritetit.
(Kosova Sot Online )