Stano: Ura e Ibrit është çështje e dialogut, të shmangen veprimet e pakoordinuara e të njëanshme

  • 23 July 2024 - 12:02
Stano: Ura e Ibrit është çështje e dialogut, të shmangen veprimet e pakoordinuara e të njëanshme

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit për qarkullim është çështje që i përket dialogut dhe se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai ka thënë se diskutimet janë duke vazhduar dhe se BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë. Gjithashtu Stano ka bërë thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme.

“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë. BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, ka thënë Stano, shkruan Kosovo Online.

Siç shton ai, të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për urën në Ibër, duhet të zbatohen plotësisht.

Tema e Urës së Ibrit është ngritur si çështje edhe në takimin e javës së kaluar që kryeministri Albin Kurti ka pasur me ambasadorët e QUINT-it në Kosovës.

(Kosova Sot Online )