
Lexoni edhe:
Arrestimi i disa zyrtarëve të Njësitit për Patentë Shoferët në Pejë, deklarohet prokurorja për rastin
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth rastit të Faton Hajrizit, që dyshohet se është vrarë në Serbi,transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai tha se rastin e Faton Hajrizit janë duke e trajtuar dy dikastere qeveritare, ajo të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Drejtësisë.
Kësisoj, ai ka thënë se nuk mund të merret edhe me punën e ministrit kur është pyetur nëse autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.
“Dy ministri tona, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë Kurti gjatë një paraqitje para mediave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha të hënën se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi.
Sipas njoftimit të MPJD-së, ato shenja “janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur”.
Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik të këtij viti dhe rreth dy javë më vonë, të enjten e 18 korrikut, ai dyshohet se e vrau një oficer policor të Serbisë dhe e plagosi një tjetër në Lloznicë. Një ditë më vonë, ai u vra në afërsi të Lloznicës nga Policia serbe.
(Kosova Sot Online )