Kundër Putinit: Protestat e heshtura të rusëve kundër luftës

  • 23 July 2024 - 13:39
Kundër Putinit: Protestat e heshtura të rusëve kundër luftës

Një kanal në platformën Telegram, me mijëra abonues, po krijon mesazhe të vogla, por të rrezikshme kundër luftës, të cilat po paraqiten nëpër rrugët e Rusisë dhe në ato që duket të jenë pozicione të ushtrisë ruse në Ukrainë, transmeton "Kosova Sot Online ".

1Disa plumba që formojnë fjalët “Jo luftës”, të vendosura mbi një çantë ushtarake.



Ky është njëri prej disa imazheve që thuhet të jenë shkrepur nga pjesëtarë të ushtrisë ruse, e që janë publikuar në kanalin “Wake Up Russia” (Zgjohu Rusi) në Telegram, më herët këtë vit.

Një shenjë e paqes, e bërë me municione, që thuhet të jetë vendosur në një pozicion rus në Ukrainë.

Kanali “Wake Up Russia” është krijuar në marsin e vitit 2022, pasi Rusia nisi në shkurt pushtimin e saj në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Një punonjës i shpërndarjes dhe fjalët “Keni porositur paqe”.

“Wake Up Russia” përshkruan veten si “komunitet i qytetarëve të ndërgjegjshëm rusë, të cilët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe po përpiqen t’i ‘zgjojnë’ të tjerët”.

Një imitim i pullës postare, me një imazh ushtarësh dhe me tekstin: “Dje idiot, sot vrasës, nesër kufomë”.

Vendosja e letrave ngjitëse sikurse kjo në publik në Rusi bëhet me gjithë rrezikun e ndëshkimit të ashpër në bazë të ligjeve të kohës së luftës. /REL

(Kosova Sot Online )