Vetura e policisë bie në ara, u aksidentua me veturën që po barte një viktimë, lëndohen tre persona
Një veturë e Policisë së Kosovës ka rënë në ara pasi është aksidentuar me një veturë, në të cilën një familjar po transportonte një viktimë që dyshohet se kishte bërë vetëvrasje, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia i ishte përgjigjur këtij rasti, por në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar.
Elezaj ka thënë se deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar).
Këto informata i dha zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, tha Elezaj.
(Kosova Sot Online)