
Ish-kryetari i Apelit për Albulena Haxhiun: Më shumë po deklarohet si militante e VV-së se si ministre e Drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas Shalës, Haxhiu më shumë po deklarohet si militante e VV-së se si ministre e Drejtësisë.
“Haxhiu më shumë po deklarohet si militante e VV-së se si ministre e Drejtësisë, po do me përfundu mandatin e s’po do me kuptu që është ministre jo militante. Ajo shumë më mirë është me u marrë me tri pozitat, burgjet apo SHKK me u marrë me këto probleme, që dy apo tri here u djeg IML, dhe për ligjet me i hartu cilësore, ato po ia kthen Kushtetuesja. Më mirë të merret me kompetencat e veta se me deklarata politike”, u shpreh ai.
“Albulena nuk e ka kryer detyrën e ministres, kemi skandale në burgjet e Kosovës. Nëse në burgje ikin njerëz dhe dalin thonë kemi qenë të maltretim, nëse në burgje hyn droga, nëse ka maltretime mes të burgosurve dhe gardianët nuk reagojnë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)