Lexoni edhe:
Heqja e regjimit të vizave për qytetarët Serbë të Kosovës me pasaportat ilegale serbe, sjell pasoja serioze për sovranitetin e shtetit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë ku një veturë e policisë ka përfunduar jashtë rrugës. Kjo e fundit ishte në përcjellje të një veture tjetër e cila po e barte një person që dyshohet se ishte vetëvrarë, transmeton "Kosova Sot Online "
Rastin e konfirmoi edhe Policia e Gjakovës.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës”.
“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”.
Nga pamjet shihet se vetura e Policisë ka përfunduar jashtë rrugës duke rënë në një kanal.
Si pasojë e aksidentit – vetura është dëmtuar tej mase.
(Kosova Sot Online )