Biden do t’i adresohet sot kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale

  • 24 July 2024 - 08:44
Biden do t’i adresohet sot kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale

Presidenti amerikan, Joe Biden, sot do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.

(Kosova Sot Online )