Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Shqipërinë

  • 24 July 2024 - 08:51
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Shqipërinë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar gjatë mesnatës në Shqipëru, transmeton "Kosova Sot Online ".

Të dhënat e para tregojnë se tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi.

Lëkundjet e tërmetit të orës 02:42 ishin të forta dhe u ndjenë përveçse në Durrës dhe në Tiranë, edhe në qytete të tjerë si Lezhë e Shkodër.

(Kosova Sot Online )