Aksioni i bastisjes në tri lokacione në Lipjan, dy persona të ndaluar – iu gjetën armë të gjata e municion

  • 24 July 2024 - 11:13
Aksioni i bastisjes në tri lokacione në Lipjan,  dy persona të ndaluar – iu gjetën armë të gjata e municion

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se Policia ka kryer bastisje sot në tri lokalcione në Komunën e Lipjanit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një kallash me 10 fishekë, karikatorë, një pushkë të gjatë gjysmë-automatike, një pistoletë me gaz dhe një pushkë të gjatë automatike, transmeton "Kosova Sot Online". 

Lidhur me rastin, janë ndaluar dy persona me incialet H.A dhe K.K.

“Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )