Gërvalla ofertë mërgimtarëve për rifitimin e shtetësisë falas

  • E.k /
  • 24 July 2024 - 15:58
Gërvalla ofertë mërgimtarëve për rifitimin e shtetësisë falas

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se Kosova ka vendosur që t’ua mundësojë mërgimtarëve rikthimin e shtetësisë së Kosovës me zero shpenzime, përcjell "Kosova Sot Online".

Gërvalla pptencoi se Kosova po e mundëson rifitimin e shtetësisë në mënyrë më të shpejt. 
Tutje, ajo tha sese një gjë e tillë s’është e detyrueshme, por thjeshtë një ofertë përmes të cilës mund të përfitohen shumë të drejta.

“Me lejoni t’iu siguroj që konsultat iu mirëpresin që të aplikoni sa më shpejt dhe pa burokraci për rifitimin e shtetësisë. Rifitimi  shtetësisë është akt jo vetëm simbolik, por ai lidhet me shumë të drejta, si e drejta për të votuar. Ky hap s’është i detyrueshëm, por është thjeshtë një ofertë për të gjithë ata që dëshirojnë të rifitojnë shtetësinë e Kosovës. Procedurat janë të thjeshta”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)