![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues që u arrestua për përfshirje në mashtrim për përfitime
![Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues që u arrestua për përfshirje në mashtrim për përfitime](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/24/auto_850x600_paraburgim-600x3601672220463-1-600x3601721835666.png)
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues L.B për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë, përcjell "Kosova Sot Online".
“Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se “mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme”.
(Kosova Sot Online)