Bislimi: Ka rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%.

  • E.k /
  • 24 July 2024 - 18:03
Bislimi: Ka rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, duke iu referuar disa të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka pasë një rënie “të mëtejme” të papunësisë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu, Bislimi thotë se në tri vitet e fundit, “indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë”.

“Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, shton ai, ndërsa në fund të postimit ka publikuar edhe njëlink të ASK-së.

(Kosova Sot Online)