Fadil Nura viziton familjen e Faton Hajrizit: Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë

  • E.k /
  • 24 July 2024 - 18:34
Fadil Nura viziton familjen e Faton Hajrizit: Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar sot familjen e Faton Hajrizit, që u vra në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Nura ka treguar se ka vizituar nënën dhe babanë e Faton Hajrizit për t’u shprehur ngushëllime.

“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen! shkroi Hajrizi.

(Kosova Sot Online)