Bajraktari: Pavarësisht se kur kthehet trupi edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin

  • E.k /
  • 24 July 2024 - 19:53
Bajraktari: Pavarësisht se kur kthehet trupi edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin

Avokati, Ardian Bajraktari, ka thënë se do të duhej të përfundonte autopsia e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai u shpreh se kur të kthehet trupi, Kosova duhet ta bëjë një autopsi tjetër kurdo që Serbia e dërgon trupin e të ndjerit në Kosovë për t'i shuar dilemat.

“Aktualisht kam përshtypjen e vetmja mënyrë është komunikimi mes mekanizmave ndërkombëtarë. Zyra ndërlidhëse në Beograd, pavarësisht insistimeve nuk ka ndonjë mundësi, dihen rrethanat. Do duhej të përfundonte autopsia nga autoritetet serbe”.

“Bazuar në faktin se janë ngritë dilema në drejtim të mënyrës së aspekteve të tjera, duke marrë parasysh faktin që nuk kanë qenë prezent të përfaqësues të Institutit tonë të Mjekësisë Ligjore për ta bërë më të besueshëm një raport të tillë. Pavarësisht se kur kthehet trupi, me kërkesë të familjes dhe urdhër të prokurorit, të bëhet autopsia nga ana e IML-së, për t’i shuar dilemat. Raporti i autopsisë mund të mos jetë i besuar”, deklaroi Bajraktari.

(Kosova Sot Online)