Arrestohet personi që u pa në foto duke përdorë dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan vitin e kaluar

  • E.k /
  • 24 July 2024 - 21:22
Arrestohet personi që u pa në foto duke përdorë dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan vitin e kaluar

Pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia njofton se ai dyshohet për veprat penale: Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dh Sulm ndaj personit zyrtar.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha policia.

Policia konfirmon se në foton më poshtë është i dyshuari duke sulmuar me mjete të forta me datë 29 Maj 2023.

(Kosova Sot Online)