
Lexoni edhe:
Një Vetting i thellë në policinë e Kosovës për ta ruajtur pastërtinë dhe profesionalizmin, shtuar besimin qytetar
Një infermiere nga Malisheva ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në trafik. Sipas raportimeve ajo ka qenë shtatzënë. Policia ka njoftuar sot se ajo është goditur nga një veturë, e cila paraprakisht e kishte aksidentuar edhe një veturë tjetër, transmeton "Kosova sot Online ".
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Astrazub, Malishevë 24.07.2024, 07:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar, më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )