Opozitari serb akuzon pushtetin: Serbët në Kosovë supozohet se mbrohen nga Veselinoviqi dhe Radoiçiqi, këta të dy janë njerëzit më të pasur pas Vuçiqit

  • s.a /
  • 25 July 2024 - 10:02
Opozitari serb akuzon pushtetin: Serbët në Kosovë supozohet se mbrohen nga Veselinoviqi dhe Radoiçiqi, këta të dy janë njerëzit më të pasur pas Vuçiqit

Kryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas, tha se Deklarata për interesat kombëtare të popullit serb i dalë nga projekti gjithë serb, është në fakt një letër pas së cilës qëndron korrupsioni, krimi, tradhtia ndaj interesave kombëtare të Aleksadar Vuçiqit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Opozitari serb foli për rolin e biznesmenëve kontrovers nga Kosova, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët i quajti “serbët më të pasur pas presidentit”.

Ai tha se është për të ardhur keq që serbët e Kosovës supozohet të mbrohen nga dy njerëz sic është Radoiciq dhe Veselinoviq.

“Si mbrohen? Me faktin se mbrojtësit më të mëdhenj të popullit serb në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, u bënë serbët më të pasur, natyrisht pas presidentit”, tha Djilash.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq qëndron pas sulmit terrorist që u krye në Banjskë shatorin e vitit të kaluar.

Ai vet ka pranuar se ishte organizator i këtij sulmi.

Ndërsa miku i tij i ngushtë Zvonko Veselinoviq njihet si bosi i veriut dhe i barrikadave në këtë pjesë të Kosovës.

(Kosova Sot Online )