Avokati Koci ka arritur në Serbi, tregon se ka identifikuar edhe vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

  • s.a /
  • 25 July 2024 - 10:45
Avokati Koci ka arritur në Serbi,  tregon se ka identifikuar edhe vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se e ka identifikuar vendin se ku po e mbajnë autoritetet e Serbisë trupin e pajetë të Faton Hajrizit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai  ka treguar se është në Serbi dhe nuk është i shoqëruar nga askush. “E kam gjetur vendin se ku po mbahet trupi. Nuk jam i shoqëruar me askënd”, ka thënë  Koci.

Ndërkaq, avokati, Arianit Koci është i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për të tërhequr trupin e pajetë të të ndjerit, Faton Hajrizi.

Ndryshe, ditë më parë i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën. 

(Kosova Sot Online )