
Presidentja Osmani, politikanja më e pëlqyer në Kosovë

UNDP ka publikuar të dhënat e matjes së pulsit publik në Kosovë. Qytetarët të cilët janë përgjigjur pyetësorëve të kësaj organizate janë shprehur rreth asaj se sa janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore, kryeministrit, presidentes e kryeparlamentarit, përcjell "Kosova Sot Online".
Me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, kanë deklaruar se janë të kënaqur 58.3 %, ndërsa me punën e kabinetit ekzekutiv 53.3 %
Sa i përket kënaqshmërisë me punën e Kuvendit të Kosovës, 52.10 % të qytetarëve janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin Glauk Konjufca shkon në 64.4 %
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas kësaj matje është politikanja me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.
(Kosova Sot Online)