
Rahovec: Një person gjendet pa dokumente, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukje i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia njofton se edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij.
Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë
Gjakovë, 25.07. 2024
Me datën 24.07.2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukej i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.
Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” , e-mail [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor.
(Kosova Sot Online)