Situata ekonomike në vend, Besnik Bislimi takohet me zëvendës shefin e misionit të FMN-së në Kosovë

  • E.k /
  • 25 July 2024 - 19:14
Situata ekonomike në vend, Besnik Bislimi takohet me zëvendës shefin e misionit të FMN-së në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mirëpritur në takim zëvendës shefin e misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli, transmeton "Kosova Sot Online".

Përgjatë takimit Bislimi e njohu atë me aktualitetin në vend në rrafshin ekonomik dhe indikatorët makroekonomikë.

Më tej u diskutua dhe mbi vizitën e ardhshme në Kosovë të stafit të FMN-së, përgjatë së cilës në mënyrë të zgjeruar do të njihen edhe më tej me situatën ekonomike në vend, përmes takimeve të ndryshme bilaterale me institucionet vendore, ka njoftuar zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

“Duke shprehur mirënjohjen për ndërveprimin e vazhdueshëm dhe të frytshëm me FMN-në, zëvendëskryeministri theksoi vlerësimin për pikëpamjet e ndara në këtë takim dhe vullnetin e gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)