Berisha: Sistemi i burgjeve të Kosovës dhe i drejtësisë një fëmijë e ka shndërruar në kriminel

  • E.k /
  • 25 July 2024 - 20:19
Berisha: Sistemi i burgjeve të Kosovës dhe i drejtësisë një fëmijë e ka shndërruar në kriminel

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për rastin e Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe më pas dyshohet se është vrarë në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas tij, sistemi i burgjeve të Kosovës dhe sistemi i drejtësisë, një fëmijë e ka shndërruar në kriminel.

“Mësimet e para duhet të nxirren tek arrestimi i tij dhe sistemi i burgjeve në Kosovë. Një fëmijë që mund ta ketë kryer një vrasje, por ai ka qenë i mitur. Edhe sistemi i burgjeve të Kosovës dhe i drejtësisë një fëmijë e ka shndërruar në kriminel, i cili më pas është dënuar me vite të tëra për shkak të një krimi më të lartë, e që ka ardhur deri aty pasi ka ikur nga burgu dhe përfundon duke e vrarë një zyrtar të një shteti”.

(Kosova Sot Online)