
Theret me thikë një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” – deklaroi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Dy persona po intervistohen në stacionin policor, një dëshmitar dhe një person i dyshuar si i përfshirë në rast.
(Kosova Sot Online)