Osmani: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, si fryma e Lojërave Olimpike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Paris, transmeton "Kosova Sot Online".
“Sonte, në Louvre historik, së bashku me Prindonin ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.
“Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, siç është edhe fryma e Lojërave Olimpike”, ka shkruar tutje Osmani.
(Kosova Sot Online)