Politikani malazez që u shpall i padëshirueshëm në Kroaci, mbron tezën që Kosova është rrëmbyer dhe mohon gjenocidin në Srebrenicë

  • s.a /
  • 26 July 2024 - 09:22
Politikani malazez që u shpall i padëshirueshëm në Kroaci, mbron tezën që Kosova është rrëmbyer dhe mohon gjenocidin në Srebrenicë

Milan Knezheviq, përfaqësues në Parlamentin e Malit të Zi, është një nga tre politikanët malazezë që janë shpallur të padëshirueshëm nga Kroacia, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas këtij informacioni, ai është bërë i ditur në rrjetet sociale, ka deklaruar se gjyshi i ka vdekur kot në Karllovac dhe ka arritur të bëjë shaka në kuadër të pushimeve verore në Kroaci me bashkëshorten e tij.

“Pra, gjyshi im Milano, me emrin e të cilit jam emëruar, vdiq më kot në ditën e Shën Gjergjit në vitin 1945, duke çliruar Karllovacin nga ustashët dhe nazistët. Duket se ata fituan dhe ne humbëm. PS: Gruaja ime do të më vrasë, rezervimi ynë për Rovinj dështon”, ka shkruar Knezheviq.

Knezheviq, ju kujtojmë, është një nga politikanët pro-serbë në Mal të Zi. Bëhet fjalë për një njeri që mohon gjenocidin dhe mbron tezën se Kosova është rrëmbyer.

Kroacia i ka shpallur dje ‘non-grata’ zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, kryeparlamentarin dhe një deputet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Kroacisë e njoftoi sot Malin e Zi përmes një note dërguar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Andrija Mandiq, kryetari serb i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviqin, deputeti nga partia pro-ruse Fronti Demokratik dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër, janë të padëshiruar në Kroaci për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të brendshme politike, sipas mediave kroate.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi t’i injorojë thirrjet e vazhdueshme nga Republika e Kroacisë për të mos ndërmarrë lëvizje që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi. vihen në pah veprimet e zyrtarëve politikë të përmendur, të cilët nuk mund të konsiderohen dashamirës dhe fqinjësorë në raport me Republikën e Kroacisë dhe as nuk janë në përputhje me qëllimin e deklaruar për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Europian”, thuhet në një njoftim për shtyp të ministrisë kroate.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga elementët kyç i procesit të zgjerimit, si dhe procesit të stabilizimit dhe asocimit, dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit në procesin e pranimit të Malit të Zi, në përputhje me Kornizën Negociuese të Bashkimit Europian për Malin e Zi”.

“Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të sillet në përputhje me vlerat europiane dhe në frymën europiane dhe do t’i përqendrojë përpjekjet në përmbushjen e mëtejshme të kushteve dhe kritereve në procesin e anëtarësimit”.

(Kosova Sot Online )