![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_lotina1721995089.png)
Lexoni edhe:
Lotina ndan fotot e para me Mozzikun: Askush si ti në këtë botë
Sot po shënohet Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë, transmeton "Kosova Sot Online".
Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore.
Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhe pjesëtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Lotina ndan fotot e para me Mozzikun: Askush si ti në këtë botëLexoni edhe:
Kështu ka njoftuar ambasadori Jeff Hovenier në një postim në platformën X, duke thënë se ata ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në shënimin e kësaj dite.
“Kosova sot shënon Ditën Memoriale të Oficerëve Policorë, duke kujtuar 23 policët e guximshëm të Kosovës që bënë sakrificën më të madhe për vendin e tyre. Anëtarët e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në pllakën Memoriale për të nderuar oficerët e rënë dhe familjet e tyre”, shkroi Hovenier
(Kosova Sot Online )