
Ulutas takon komandantin grek në KFOR, shkëmbyen mendime për situatën aktuale të sigurisë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutas, është takuar me komandantin grek në KFOR, Athanasios Kontos, me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë dhe për aktivitetet në përkrahje të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, pwrcjell "Kosova Sot Online".
Ulutas ka vlerësuar përkrahjen e gjatë dhe kontributin e Greqisë në KFOR dhe në stabilitetin e rajonit.
"KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë", thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)