Gjenden mbetje mortore në Podujevë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot janë gjetur mbetje mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit, përcjell "Kosova Sot Online".
“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko-ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”.
Haxhiu tha se në këtë lokacion “gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”.
*Fotografia ilustruese
(Kosova Sot Online)