![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Në Paris Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë priten nga Presidenti i Francës
![Në Paris Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë priten nga Presidenti i Francës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/auto_452935909_1028298185321387_639816930138574551_n-600x360_11722009899.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me bashkëshortin Prindon Sadriu është pritur sot në Pallatin Elysse, nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024, përcjell "Kosova Sot Online".
Osmani ka shkruar se fryma olimpike i kapërcen kufijtë.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani.
(Kosova Sot Online)