Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të kosovarit nga zona ku ka rënë

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 21:20
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të kosovarit nga zona ku ka rënë

Policia e Tropojës ka dal me njoftim lidhur me qytetarin nga Kosova që ra në greminë në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, ku dyshohet se ka humbur jetën, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërkohë, shërbimet e komisariatit janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Në njoftim thuhet se Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

(Kosova Sot Online)