Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj që të jetë i lirë

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 22:49
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj që të jetë i lirë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u ndalua nga policia maqedonase në bazë të një urdhërarresti të Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

“E para, për ta informuar opinionin, sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti i parë, ata që i njohin rrethanat e dinë që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur. Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo, mirëpo po punojmë çdo ditë pa pompozitet, larg mediave që të marrë epilogun e drejtësisë dhe që të jetë i lirë si gjithë të tjerët”.

Reagimi i Mexhitit vjen pasi ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, kërkoi zyrtarisht ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së me pretendimin se ka kryer krime lufte.

(Kosova Sot Online)