FBI publikon raportin hetimor: Ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi

  • s.a /
  • 27 July 2024 - 09:24
FBI publikon raportin hetimor: Ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi

FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i dhënë kështu qartësi ngjarjes, pas gati dy javësh konfuzioni dhe kundërthëniesh, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në deklaratën e qarkulluar mbrëmjen e së premtes, FBI-ja tha se “ajo çfarë goditi ish Presidentin Trump në vesh ishte një plumb, qoftë i plotë apo i fragmentuar në pjesë më të vogla, që u shkrep nga arma e të dyshuarit të vdekur”.

Deklarata u bë dy ditë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se nuk ishte e qartë nëse plagët e ish-Presidentit Trump u shkaktuan nga plumbi apo copëza të tjera.

Më herët gjatë ditës së premte, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, kundërshtoi deklaratën e drejtorit të FBI-së.

Fakti se një plumb e plagosi ish-Presidentin Trump në vesh dhe se ai i shpëtoi vdekjes me një distancë me centimetër, është shndërruar në një element kryesor për fushatën e tij elektorale. Ronny Jackson, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, deklaroi se: “Nuk ekziston asnjë provë se u godit nga ndonjë gjë tjetër përveç një plumbi”, shkruajti zoti Jackson, një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Trump. “Drejtori i FBI-së Wray gabohet dhe është e papërshtatshme që të sugjerohet ndonjë gjë tjetër”.

Të enjten, ish-Presidenti Trump iu drejtua medias së tij sociale për ta kritikuar drejtorin e FBI-së.

“Ishte fatkeqësi që një plumbi e goditi veshin tim, dhe e goditi fort. Nuk pati xham, nuk pati copëza”, shkruajti ish-Presidenti Trump, duke shtuar se: “Nuk është çudi që FBI-ja dikur e lavdishme, ka humbur besimin e Amerikës!”, përcjell .VOA.

Edhe zëdhënësi i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump i tha agjencisë së lajmeve Reuters se çdo variant tjetër se ish-presidenti mund të ishte goditur nga diçka tjetër, ishte nënprodukt i teorive të konspiracionit

(Kosova Sot Online )