
Lexoni edhe:
Yndyrat e mira dhe të këqija
Në një lokacion në Komunën e Podujevës, dje janë hasur gjetje eshtërore që besohet janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit, transmetom "Kosova Sot Online ".
Këto gjetje janë tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim, transmeton "Kosova Sot Online".
“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE – Podujevë Viti 1999. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar urdhëresën për ekshumim në një lokacion në komunën e Podujevës, ku janë hasur gjetje eshtërore që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit. Gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Yndyrat e mira dhe të këqijaLexoni edhe:
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se mbetjet dyshohet të jenë të një individi nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.
“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkroi Haxhiu.
(Kosova Sot Online )