Ambasadori i Izraelit në Beograd: Do të donim të shihnim një zgjidhje paqësore me Kosovën, por s’i përzihemi Serbisë

  • s.a /
  • 27 July 2024 - 11:19
Ambasadori i Izraelit në Beograd: Do të donim të shihnim një zgjidhje paqësore me Kosovën, por s’i përzihemi Serbisë

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pasi ka kaluar katër vite në Serbi, është i vetëdijshëm se çështja e Kosovës është një nga temat më të rëndësishme për Beogradin dhe se e kupton plotësisht të gjithë ndjeshmërinë për atë çështje, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Ambasadori Vilan, në një intervistë për Tanjug, me rastin e përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar në Serbi, ka deklaruar se Izraeli është i ndjeshëm kur bëhet fjalë për konfliktet e tij, të cilat ai beson se mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe jo përmes këshillave të vendeve të tjera.

Këtu ai ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Izraeli do të donte të shihte një zgjidhje paqeje, por ka shtuar se nuk i takon Izraelit t’i japë këshilla Serbisë se si duhet ta zgjidhë këtë çështje. 

“Si çdo vend tjetër, ne do të dëshironim të shihnim një zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës. Por ne nuk jemi këtu për t’i dhënë këshilla Serbisë se si të veprojë për këtë çështje,” ka thënë Vilan.

(Kosova Sot Online )