Lexoni edhe:
Kida sjell pak “vibe” Prishtine në paraqitjen e saj të fundit
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, konkretisht në Zubin Potok e Zveçan, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në Zubin Potok, në fshatin Varage e Poshtme një person është arrestuar nën dyshimin se deri sa është ndaluar në një pikë statike nga policia, i është gjetur një armë me gjashtë fishekë.
Kida sjell pak “vibe” Prishtine në paraqitjen e saj të funditLexoni edhe:
Arma u gjet brenda veturës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Kninska- Përkac”, në Zveçan.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari policia ka gjetur 121 fishekë.Municioni është konfiskuar ndërsa rastet janë iniciuar si armëmbajtje pa leje.
(Kosova Sot Online )