Cakolli i KDI-së zbulon datat preferenciale të Presidentes Osmani pë zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare

  • s.a /
  • 27 July 2024 - 15:07
Cakolli i KDI-së zbulon datat preferenciale të Presidentes Osmani pë zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare

Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka ftuar partitë politike për konsultim lidhur me këtë çështje, transmeton "Kosova Sot Online".

Cakolli ka thënë se datat e zgjedhjeve që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin që e ka ftuar të hënën, janë 26 janari 2025 dhe 2,9 dhe 16 shkurti. Ai thotë se për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta, presidentja Osmani ka kohë të marrë vendim deri në mesin e muajit nëntor 2024. 

“Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen në periudhën mes fundit të janarit dhe mesit të muajit shkurt të vitit 2025. Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së hënës, janë 26 janari, 2, 9 dhe 16 shkurti. Presidentja ka kohë nga e hëna e më së voni deri në mes të nëntorit, për t’a caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, ka shkruar Cakolli. 

Tutje Cakolli ka thënë se mund të ketë edhe datë tjetër të zgjedhjeve në rast të organizimit të tyre në mënyrë të jashtëzakonshme. 

“Data tjera më të afërta të zgjedhjeve mund të ketë vetëm në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme – përmes shpërndarjes së Kuvendit (me 2/3 e votave) apo rënies së qeverisë (përmes mocioneve apo dorëheqjes së KM).”, ka shkruar Cakolli.

(Kosova Sot Online )