Selmanaj i LDK-së: Vetëvendosje e shpall tradhtarë kushdo që mendon ndryshe e ua shfaq dështimin

  • s.a /
  • 27 July 2024 - 16:47
Selmanaj i LDK-së: Vetëvendosje e shpall tradhtarë kushdo që mendon ndryshe e ua shfaq dështimin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se shpall tradhtar këdo që mendon ndryshe dhe që ua tregon dështimet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas tij, Vetëvendosje më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj edhe s’ka kredibilitet moral t’i akuzojë të gjithë ata që punuan për ndërtimin e institucioneve.

“LVV më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj nuk kanë kredibilitet moral të akuzoj të gjithë ata që punuan dhe na ndihmuan që të ndërtojmë institucionet e Republikës në të cilat sot këta janë ulur”, shkroi ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

Albin Kurti dhe Vetëvendosje i shpallin tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë kushdo që mendon ndryshe, kushdo që ua shfaq dështimin, apo kushdo që kërkon përgjegjësi nga ta.

Sot, Escobar, Lajçak, Borrell, opozita, mësuesit, veteranët dhe mediat janë “argat të Serbisë.”

Nesër, pensionistët, mjekët, studentët, të gjithë do të akuzohen si bashkëpunëtorë të Serbisë, nëse guxojnë të kërkojnë përgjegjësi, nuk pajtohen me dështimin, apo i rezistojnë diktaturës së Albin Kurtit, e cila çdo ditë e më shumë po instalohet në Kosovë.

LVV më së shumti i ka sulmuar institucionet e Kosovës, andaj nuk kanë kredibilitet moral të akuzoj të gjithë ata që punuan dhe na ndihmuan që të ndërtojmë institucionet e Republikës në të cilat sot këta janë ulur.

(Kosova Sot Online )