
Një person në Graçanicë thotë se është sulmuar nga gruaja dhe djali i tij

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Graçanicë, përcjell "Kosova Sot Online".
Një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE – Graqanicë / 27.07.2024 – 22:30. Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja f/kosovare dhe djali i tij m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.”
(Kosova Sot Online)