Në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?

  • E.k /
  • 28 July 2024 - 09:59
Në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se janë hequr vizat me Tajlandën, përcjell "Kosova Sot Online".

Hasani ka bërë të ditur se me pasaportë të Shqipërisë mund të udhëtohet në 99 vende.

Tutje, Hasani ka thënë se MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë.

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë  pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan ministri Hasani.

(Kosova Sot Online