
Ferizaj: Arrestohet një femër, policia gjatë kontrollit i gjen 12 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një thikë

Policia ka njoftuar se një femër është arrestuar dje në Ferizaj, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia njofton se gjatë kontrollit tek e njëjta janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një thikë.
“Rr. Emin Duraku, Ferizaj / 27.07.2024 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit tek e njëjta janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë të kalibrit 9 mm. dhe një thikë”, ka njoftuar policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)