Operacioni i madh në Shqipëri për çrrënjosjen e bimëve narkotike, përdoret edhe helikopteri i ushtrisë
Policia shqiptare ka ndërmarrë një aksion të madh dhe intensiv, kundër bimëve narkotike.
Policia njoftoi sot se megaoperacioni “Territor i pastër” po zhvillohet intensivisht, duke publikuar pamjet në Facebook.
“Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal, Policia e Shtetit tha se “u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 8602 bimë kanabis”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se po angazhohet për “identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, duke paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë.
(Kosova Sot Online)