Ky është i riu nga Podujeva që vdiq aksidentalisht në Valbonë
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar emrin dhe fotografinë e të riut që vdiq aksidentalisht dje në Valbonë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se viktima është Liridon Azemi nga Podujeva.
“Ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes. Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të tij! Lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më!”, ka shkruar Bulliqi.
(Kosova Sot Online)